Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla
Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj protestave të fundit kundër projekteve zhvillimore në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, duke i cilësuar akuzat e ngritura si të pabazuara dhe duke vënë në pikëpyetje qëllimet e organizatorëve të tubimeve.
Gjatë deklaratës së tij nga Fieri ne aktivitetin per 35-vjetorin e PS, Rama theksoi se Sazani ka qenë dhe do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë, duke sqaruar se negociatat me investitorët për zhvillimin e ishullit po zhvillohen prej më shumë se dy vitesh dhe nuk kanë përfunduar ende.
Sipas tij, modeli i dakordësuar parashikon që objektet që do të ndërtohen të jenë në pronësi private, ndërsa hapësirat përreth do të mbeten pronë shtetërore. Ai shtoi se shteti shqiptar do të jetë palë në investim dhe do të përfitojë të ardhura nga projekti.
“Pse nuk është firmosur ende marrëveshja? Sepse negociatat vazhdojnë dhe secila palë kërkon të sigurojë kushtet më të favorshme”, u shpreh Rama.
Kryeministri iu përgjigj edhe kritikëve që e kanë akuzuar për “tradhti”, duke kujtuar se gjatë karrierës së tij politike është përballur shpesh me etiketime të ngjashme. Ai solli si shembull vizitën e tij në Serbi, ku, sipas tij, ka mbrojtur publikisht pavarësinë e Kosovës.
Në vijim, Rama krahasoi protestat e sotme me ato të viteve të kaluara, duke argumentuar se Shqipëria ka ndryshuar ndjeshëm dhe se debati publik nuk mund të zhvillohet më me të njëjtat standarde si dikur.
Duke folur për projektin në Zvërnec, ai deklaroi se puna nuk po mbështetet më vetëm në ide fillestare, por në ekspertizën e specialistëve vendas dhe ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë edhe ndikimin mjedisor të zhvillimit të planifikuar.
Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
- 09:07 Kuvendi në seancë plenare, PD bojkoton punimet: Të plotësohen kërkesat e protestuesve
- 09:06 Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin dhunë dhe vdekje
- 09:03 Këmbimi valutor 13 korrik/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:59 Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
- 08:50 Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave
- 08:40 Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur