Sazani kushton 930 mln €| Konfirmohet projekti i Kushner, do ndërtojë hotel dhe vila
Shndërrimi i Sazanit në një ishull me resorte elitare do të kushtojë 930 mln euro. Investimi do të bëhet nga Jared Kushner, dhëndri i kandidatit republikan për president, Donald Trump, i cili planifikon të ndërtojë aty një bllok vilash dhe një hotel të brandit Aman.
Ishulli me sipërfaqe 566 hektarë, është kërkuar edhe më herët për qëllime investimi, por të gjitha projektet janë kthyer mbrapsht, nga qeveritë.
Por tashmë me garancitë që ka marrë Kushner, vilat do të ndërtohen në shpatin e thyer me shkëmbinj të ishullit, ndërsa hoteli do të administrohet nga marka Aman, klientët e së cilës përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians.
Këto informcione dalin nga Agjencia e lajmeve Bloomberg, në SHBA, ku vetë sipërmarrësi Kushner është shprehur entuziast për potencialin e ishullit shqiptar.
Që nga viti 2021, ai ka qenë disa herë në Shqipëri – herën e fundit në qershor – së bashku me bashkëshorten e tij, Ivanka Trump. Çifti fluturoi drejt Ballkanit me avion privat dhe udhëtoi me helikopter.
Vetë Ministria shqiptare e Turizmit, e ka konfirmuar se ka marrë një projekt amerikan për zhvillimin e ishullit të Sazanit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta