Lufthansa pezullon fluturimet në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie

7 Gusht 2024 | 14:17

Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.

“Bazuar në analizat aktuale të tij të sigurisë, Grupi Lufthansa ka përshtatur sërish shërbimet e tij në Lindjen e Mesme”, tha kompania përmes një deklarate të publikuar më 7 gusht.

“Të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Teheran dhe Tel Aviv janë pezulluar deri dhe përfshirë 13 gushtin”.

Lufthansa tha se pasagjerët mund të ndryshojnë datën e biletave që kanë blerë apo t’i anulojnë pa kosto shtesë.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Tensionet janë përshkallëzuar edhe më shumë pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik, ka rritur edhe më shumë tensionet.

Irani ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Teherani është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se një përgjigje iraniane mund ta përfshijë në luftë të gjithë Lindjen e Mesme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026