‘Lufthansa’ anulon 1 mijë fluturime, ‘bllokohen’ rreth 134 mijë pasagjerë
Stafi i ‘Lufthansa’-s hyri në një grevë mbarëkombëtare në Gjermani e cila do të zgjasë deri në orën 6:00 të mëngjesit të së enjtes.
Kompania ajrore ka anuluar më shumë se 1000 fluturime për shkak të ndërprerjes së punës nga e cila janë prekur rreth 134 mijë pasagjerë.
‘Lufthansa’ njoftoi se ka anuluar fluturimet në aeroportet e Frankfurt dhe Mynih.
Linja ajrore gjithashtu pret që të ketë ndikime edhe në aeroportet e Berlinit, Bremenit, Këlnit, Düsseldorfit, Hamburgut, Hanoverit dhe Shtutgartit.
Efektet në udhëtime pritet të ndjehen edhe në ditët në vijim.
Sindikata e shërbimit Verdi ka bërë thirrje për grevë duke kërkuar paga më të larta dhe lehtësime për rreth 20.000 punonjës.
Sindikata ankohet për kushtet e vështira në aeroportet gjermane.
‘Lufthansa’ e cilëson grevën të paarsyeshme.
Sipas deklaratës së saj, kompania paraqiti një “ofertë me rritje shumë të konsiderueshme pagash”, por sindikata kundërshtoi duke thënë se oferta nuk ishte e mjaftueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare