I gjuajti me grusht kryeministren e Danimarkës, burri polak dënohet me 4 muaj burg
Një burrë polak është dënuar me katër muaj burgim të mërkurën, pasi u shpall fajtor se e goditi me grusht kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, derisa ajo po ecte në një shesh të Kopenhagë në qershor.
Ai u shpall fajtor për akuzat për sulm kundër shërbyesit civilit dhe u dënua me burgim. Pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet nga Danimarka dhe do ta ketë ta ndaluar hyrjen në vendin nordik për gjashtë vjet, tha gjykata.
Ai e grushtoi Frederiksenin pasi e takoi rastësisht derisa ajo po ecte në një shesh publik.
“I pandehuri e goditi kryeministren me grusht në krahun e djathtë, duke ia humbur baraspeshën kryeministres”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Ai e pranoi dënimin me burgim, sipas gjykatës.
Sulmi, i cili ndodhi dy ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, i shkaktoi Frederiksenit lëndim në qafë dhe e detyroi atë t’i anulojë disa angazhime pune.
Frederiksen kishte thënë asokohe se ishte tronditur nga ai incident. I pandehuri i tha gjykatës të martën se e kishte njohur Frederiksenin, por e mohoi se e kishte prekur, sipas gjykatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta