EMRI| Përleshje mes familjeve, vritet me thikë në zemër 38-vjeçari shqiptar në Itali

8 Gusht 2024 | 13:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Dritan Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një sulmi me thikë.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se krimi ndodhi pas një debati të dhunshëm mes disa personave nga 2 familje, ku mbetën të plagosur të paktën edhe 4 persona të tjerë.

38-vjeçari i vrarë ishte banues në zonën e Riminit. Vdekja e tij erdhi pas 3 sulmeve me thikë në zemër, mbrëmjen e së mërkurës, 7 gusht, rreth orës 22:00.

Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende dhe askush nuk është arrestuar deri më tani lidhur me ngjarjen.

Viktima, në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, me sa duket ka shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje tjetër me origjinë shqiptare.

Kjo pasi sipas informacioneve fillestare, për shkak të një borxhi prej 5 mijë eurosh për gjoja punë ndërtimi.

Debati shpërtheu në rrugë sepse familja tjetër nga Tavullia nuk kishte ndërmend të paguante: grushta, shkelma, hekura, çekiç deri sa u shfaq thika.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026