Zjarr i madh në Malin e Thatë, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Një zjarr me përmasa të mëdha është shfaqur prej 3 ditësh në Malin e Thatë në anën e Maqedonisë së Veriut, zjarr i cili ka vijuar me pas ne bimësi të ulët, bimë medicinale e kullota në anën tonë të këtij vargmali.
Për izolimin e flakëve që përhapeshin me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe bimësisë së thatë janë angazhuar forca të shumta të shërbimit zjarrfikës të palës maqedonase por e ato të bashkisë së Pustecit, përfshi dhe punonjës të zonave të mbrojtura duke bërë të mundur izolimin e zjarrit.
Izolimi i zjarrit është arritur edhe falë ndërhyrjes nga ajri e toka të punonjësve shqiptarë.
Ditën e sotme të gjitha forcat janë në gatishmëri nga frika e rishfaqjes të vatrave të tjera
Vatrat e zjarrit janë shumë pranë Parkut Kombëtar të Prespës, ndaj e për këtë ne kushte të terrenit të thyer malor është arritur të mbahet në kontroll në këtë zonë me lartësi që shkon deri në 2000m mbi nivelin e detit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta