U qëllua me thikë në zemër, ky është shqiptari që vdiq në Itali! Çfarë tha autori
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Dritan Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një sulmi me thikë.
Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se krimi ndodhi pas një debati të dhunshëm mes disa personave nga 2 familje, ku mbetën të plagosur të paktën edhe 4 persona të tjerë.
38-vjeçari i vrarë ishte banues në zonën e Riminit. Vdekja e tij erdhi pas 3 sulmeve me thikë në zemër, mbrëmjen e së mërkurës, 7 gusht, rreth orës 22:00.
Viktima ndërroi jetë pasi u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Viktima, në shoqërinë e disa miqve të armatosur me shkopinj dhe hekura, me sa duket ka shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje tjetër me origjinë shqiptare.
Kjo pasi sipas informacioneve fillestare, për shkak të një borxhi prej 5 mijë eurosh për gjoja punë ndërtimi.
Nga hetimet rezulton se viktima dhe dy persona të tjerë kanë sulmuar me një shkop metalik dhe një çekiç ndërtimi kryefamiljarin e familjes tjetër, i cili ka nxjerrë më pas një thikë dhe ka goditur.
Autori i vrasjes në rrëfimin e tij pas arrestimit u tha hetuesve se viktimën e kishte goditur me thikë në bark dhe këtë e kishte bërë në mbrojtje personale dhe për të mbrojtur familjen e tij, përfshirë gruan dhe djalin.
Arsyet e sulmit janë ende duke u shqyrtuar nga hetuesit. Lidhur me ngjarjes, veç autorit të vrasjes janë arrestuar edhe dy persona të tjerë për plagosje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta