Spitali i Gramshit pa mjekë. Mungojnë specialistët, qytetarët nuk marrin shërbim
Spitali i Gramshit prej kohësh vuan mungesën e mjekëve specialist. Vetëm përgjatë vitit 2024 janë 8 mjekë specialist më pak që ushtrojnë detyrën në këtë spital.
Pak ditë më parë, mjeku kardiolog Muharrem Murati u nda nga jeta për shkaqe natyrale duke krijuar një boshllëk në sektorin e shërbimit për qytetarët.
Moshat e treta po e përjetojnë më shumë mungesën e bluzave të bardha, e për këtë arsye ata duhet të udhëtojnë drejt kryeqytetit ose Elbasanit për të kryer vizita.
“Shumë shqetësim është, mua më ndodhi një fatkeqësi me zemrën më vdiq gruaja. E çova dhe në Elbasan, e shtruan më thanë s’ka problem, mbas katër ditësh përfundoi”,-tha qytetari.
“Gramshi është shumë keq në këtë drejtim. Kërkojmë që të vijnë specialistë të rinj në Gramsh, se pothuajse janë në pension të gjithë këta që janë”,-tha një tjetër.
Një nga shkaqet që Gramshi po shpopullohet çdo ditë, jo vetëm nga të rinjtë por edhe mosha e tretë, është edhe mungesa e shërbimeve mjekësorë tregojnë banorët.
“Unë për momentin nuk banoj në Gramsh, jam larguar dhe një nga këto arsye është mungesa e mjekëve. E gjithë mosha e tretë e ka të domosdoshme kardiologun. “
Prej kohësh në Gramsh është premtuar se do të hapet një klinikë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës, por deri tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Në spitalin e Gramshit aktualisht punojnë 6 mjekë në moshë pensioni dhe 4 mjekë të tjerë që janë në marrëdhënie pune.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën