“Ëndrra mbi levando”, aktiviteti në Gramsh, synon promovimin e natyrës

30 Qershor 2024 | 16:45

Qindra vizitorë nga e gjithë Shqipëria këtë fundjavë u bënë pjesë e aktiviteti  “Ëndrra mbi levando” të organizuar nga  bashkia e Gramshit, në fushat e levandos. Ky aktivitet synon promovimin e natyrës së mrekullueshme të kësaj zone.

“Është një qytet me të vërtete i vogël, por që kohet e fundit është promovuar goxha shumë, edhe ka treguar që ka pika shumë të bukura turistike kshuqë ja vlen të vini në Gramsh.”

“Të them të drejtën ja vlen shumë, dhe përveç bukurisë ja vlen të promovohet edhe për mundin që ka. Sepse nuk është aq e thjeshtë dhe e lehtë të behet i gjithë ky plantacion që është, dhe të gjithë plantacionet e tjera që keni parë gjithë kohës kur keni ardhur këtu. ”

Nga Tirana, erdhëm sepse na u duk shumë interesante. Ambienti, mjedisi lulet çdo gjë e bukur. Sa me shumë evente të tilla do ishte kënaqësi për ne 1ë jemi vendas por edhe për turistet pse jo.”

Patjetër është shumë e rëndësishme, dhe kohet e fundit po i bëhet një promovim shumë i madh dhe është gjë shumë i mirë pasi Gramshi ka shumë vende te bukura që ja vlen të vizitohen. Te them Holandën që ka tulipanët, ne kemi levandon. Kam qene ne Amsterdam para një dy mujash dhe siç e kanë bërë ata me tulipanë ndoshta mund ta bëjmë dhe ne Gramshin e Shqipërinë me fushat me levando. ”

“Përveç rrugës qe të linte për të dëshiruar pjesa tjetër ja vlen, ja vlen shumë madje”.

Bashkia e Gramshit synon që aktivitete të tilla ti kthejë në traditë ndërsa angazhohet për përmirësim të infrastrukturës rrugore.

“Gramshi ofron një larmishmëri të destinacioneve turistike dhe qëllimi im është që brenda 4 viteve Gramshi jo thjesht të jetë i njohur por te jetë destinacin kryesor i turizmit malor dhe i aventurës. Gramshi ka 96 fshatra, 10 njësi administrative dhe duhet një punë shumë e madhe dhe bashkëpunim me qeverinë pasi bashkia nuk mundet që të shtrijë km pafund në rrugë malore me asfalt”,-tha Besjan Ajazi Kryetar i Bashkisë Gramsh.

Levando ka zbukuruar kodrat përbri lumit Devoll ndërsa Gramshi premton shumë përsa i përket turizmit. Ujëvara e Zotitës, Kanionet e Holtës, shpellat e Kabashit, liqeni i Zambakëve e plot bukuri të tjera të cilat duhet tu vizitoni patjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026