U plagosën 2 vëllezër, Policia zbulon shkaqet e shpërthimit në makinën në Gramsh

22 Korrik 2024 | 08:27

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me shpërthimin gjatë ditës së djeshme në një automjet në Gramsh.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur dy vëllezërit që udhëtonin me këtë mjet.

Pas ekzaminimeve nga forcat RENEA, ka rezultuar se shpërthimi nuk ka pasur të bëjë me vendosjen e lëndëve eksplozive nga jashtë, por pa pasur një lëndë plasëse me efekt të ulët në kroskotin e makinës, e cila nga nxehtësia ka shpërthyer.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Gramsh/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë  për një shpërthim të ndodhur në lagjen “Xhile Liçi”, Gramsh, në automjetin tip “Ford Focus”, që drejtohej nga shtetasi A. M., gjatë kohës që automjeti ka qenë në lëvizje dhe për pasojë mbetën të dëmtuar dy vëllezërit që udhëtonin në këtë automjet, ju informojmë se:

Për sqarimin dhe dokumentimin e këtij rasti u ngrit një grup i posaçëm hetimor dhe në vendngjarje shkoi edhe njësia antieksploziv e Repartit Special Renea, për të kryer ekzaminime të mekanizmit e rrethaneve qe kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në automjet.

Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale dhe nuk ka asnjë indicje për veprim kriminal ndaj të dëmtuarëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026