Çfarë synon ofensiva e Ukrainës brenda territorit të Rusisë

9 Gusht 2024 | 14:20

Në 1 gusht, Ushtria e Ukrainës nisi një ofensivw të befasishme në kufirin lindor të Rusisë. Mijëra trupa ukrainase, çanë kufirin e rajonit Kurs dhe kanë arritur të hyjnë deri në 15 kilometra në brendësi të territorit rus.

Dhjetëra ushtarë rusë janë kapur rob dhe komandat ushtarake të Rusisë në rajon janë asgjësuar me dronë dhe bombardime intensive.

Që nga Lufta e Dytë botërore kjo është hera e parë që një ushtri e një shteti tjetër arrin të depërtojë kaq shumë në territorin rus.

Dy vite pas pushimit të një pjesë të Ukrainës nga Rusia, kjo lëvizje ushtarake ka shkaktuar jo pak habi. Ndërsa Rusia është angazhuar në Luhanks, ushtria ukrainase shfrytëzoi përqendrimin e forcave ruse duke goditur më në veri.

Qeveria e Ukrainës nuk ka dhënë detaje për operacionin ushtarak të befasishëm. SHBA dhe BE, e kanë cilësuar si një aksion të ligjshëm të Ukrainës për të dobësuar ushtrinë Ruse që prej më shumë se dy vitesh ka pushtuar një pjesë të Ukrainës.

Por çfarë fshihet pas kësaj ofensive që ekspertët ushtarakë po e cilësojnë si një lëvizje gjeniale taktike dhe luftarake?

Në kushte anonimati zyrtar të qeverisë ukrainase thonë se ofensiva nuk ka qëllim pushimin apo dëbimin e rusëve, siç ka ndodhur në venin e tyre nga ushtria e Moskës. Marrja e territorit ka synimin që Ukraina të ketë çfarë të negociojë me Rusinë kur të diskutohen kushte armëpushimi. Në këtë mënyrë, Ukraina thotë se ushtria e saj do të largohet nga zonat e pushtuara vetëm nëse Rusia tërhiqet nga zonat që i ka marrë më forcë para dy vitesh.

Por nga ana tjetër, disa ekspertë vlerësojnë se sulmi Ukrainas mund të bëjë dhe më të përgjakshme luftën. Putin mund ta shfrytëzojë këtë ofensivë për të motivuar rusë dhe për të kryer më shumë krime në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026