Epopeja e hajdutëve të xhepave në Barcelonë, qytetarët marrin në dorë mbrojtjen
Aty ku ka turistë ka edhe vjedhje. Ky është rasti i Barcelonës, ku shumë vizitorë mund të largohen pa telefonin, portofolin, pasaportën, ose të treja sendet.
Disa shtetas spanjollë deklarojnë se policia nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar fenomenin, ndaj e kanë marrë çështjen në duart e tyre.
“Ajo që bëjmë ne është monitorimi i stacioneve të metrosë dhe autobusëve, t’i bëjmë hajdutët e xhepave të dukshëm. Ne i filmojmë ata dhe i postojmë pamjet në rrjetet sociale dhe kjo i dëmton ata. Policia nuk mund ta bëjë këtë. Ajo që i dëmton më shumë këto grupe dhe që ata mundohen ta shmangin është kur bëhen të njohur. Ne e bëjmë këtë përmes rrjeteve sociale”, deklaroi Eliana Guerrero, banore e Barcelonës.
Guerrero thotë se në vitet e fundit, situata nga vjedhjet në Barcelonë është përkeqësuar. Ajo thekson se si vjedhjet edhe grabitjet me dhunë janë rritur ndjeshëm.
“Në këtë mënyrë ne duam të sigurohemi që ligji të ndryshojë dhe që të mos jetë më aq e lehtë të vjedhësh një portofol, apo një telefon pa pasur pasoja. Pasi aktualisht ata mund të të vjedhin paratë, pasaportën dhe telefonin pa pasur pasoja”, tha Guerrero.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West