Tentoi t’i vidhte çantën turistit nën kërcënimin e thikës, arrestohet 20-vjeçari

10 Gusht 2024 | 12:35

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e thikës çantën një turisti italian.

Sipas policisë i riu shqiptar, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali, nuk mundi t’ia merrte çantën turistit pasi ky i fundit u largua në kohë me automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas, duke përfituar nga errësira në një rrugë në lagjen nr. 13, Durrës, nën kërcënimin e thikës kishte tentuar të vidhte çantën e një turisti italian, i cili ishte duke lëvizur me automjetin e tij, por nuk kishte mundur t’ia merrte, pasi shtetasi italian ishte larguar me automjetin e tij, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Bazuar në rezultatet e hetimit dhe në provat e siguruara, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit A. D., 20 vjeç, banues në Bulqizë dhe rezident në Itali”, thuhet në njoftimin e policië.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026