Nxori pistoletën dhe qëlloi nga makina luksoze, arrestohet pas publikimit të videos
Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një të ri, i cili u bë protagonist i një videoje të shpërndarë në rrjete sociale, ku shihet teksa qëllon me armë nga një auomjet luksoz.
I riu teksa drejton një foristradë tip Audi, nxjerr një pistoletë sportive dhe qëllon në ajër nga vendi i shoferit.
Mësohet se 21-vjeçari ishte pjesë e një autokolone makinash që po shoqëronin dasmorët.
Policia pas hetimeve të kryera sekuestroi pistoletën sportive, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.
”Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin që shfaqet në video. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që shfaqet në video, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë sportive, e cila është dërguar për ekzaminim, në Institutin e Policisë Shkencore. Materialet i kaluan Prokurorisë”,njoftoi policia.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona