EMRAT| 3 kushërinj të plagosur, detaje nga konflikti me armë zjarri në Thumanë

26 Korrik 2024 | 07:23

Policia e Shtetit ka reaguar pas konfliktit ku u përdorën armët e zjarrit në Thumanë.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se konflikti ka ndodhur mes 3 kushërinjve, njëri prej tyre efektiv policie, për motive pronësie.

Të plagosurit janë efektivi i Policisë Sahit Ahmeti (Sela), Adrian Sela dhe Fatos Sela të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën, duke marrë trajtim në spital.

Po ashtu bëhet me dije se të plagosurit veçse kushërinj, janë edhe fqinj me njëri-tjetrin.

“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Krujë-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju njoftojmë se është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e dytë të Policisë.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026