Identifikohet trupi i pajetë i Hajrizit, ceremonia mortore kryhet të dielën

10 Gusht 2024 | 16:03

Vdekja e Faton Hajrizit eshte konfirmuar përfundimisht.

Trupi i tij i pajetë te cilin autoritetet serbe e dorëzuan tek ato kosovare, është identifikuar edhe nga familjarët e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Mbrëmë rreth orës një është pranuar trupi  pajet, i cili ëstë  Faton Hajrizit. Këtë po e deklarojmë pas urdheresës së prokurorit përgjegjës, është identitifikuar edhe nga familjarët në praninë e mjekut kujdestar.” -deklaroi Agron Thaçi, Drejtori i Departamentit të Laboratorëve në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Këtë e konfirmoj edhe avokati i familjes, Arianit Koci.

“Sot në mëngjes trupin e ka identifikuar edhe nëna e Fatonit, kufomën e tij, nuk ka më dilemë nëse është ai apo jo.” -tha avokati.

Thaçi bëri të ditur se pas autopsisë trupi i Fatonit mund t’i dorëzohet familjarëve.

“Për shkak të ndjeshmërisë së ngjarjes dhe rrethanave, në konsultim edhe me drejtorin e përgjithshëm, kemi formuar një komision me 3 anëtarë që do të kryejnë autopsinë. Trup pajetë do të mund t’i  dorëzohet familjarëve.” -vazhdoi ai.

Lidhur me gjendjen e trupit të pajetë të Fatonit ka folur avokati Koci.

“Unë e kam parë trupin dhe vlerësoj që nuk është mbajtur në gjendje të mirë.” -u shpreh avokati.

Familja Hajrizi ka njoftuar tashmë se ceremonia e varrimit do të mbahet të dielën në orën 14 në varrezat e fshatit Klinë e Epërme e Skënderajt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Një rast i përdorimit të kartëmonedhave euro të falsifikuara është goditur nga Policia e Durrësit, ndërsa në pranga ka rënë një 24-vjeçar. Sipas njoftimit të...
12:41 | 26/07/2026

Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë ditëve të fundit, temperaturat do...
12:27 | 26/07/2026

Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike

Dy vatra zjarri kanë rënë pothuajse në të njëjtën kohë në qytetin e Vlorës, duke detyruar forcat zjarrfikëse të ndajnë ekipet për të ndërhyrë paralelisht...
12:16 | 26/07/2026