Zjarri masiv në verilindje të Athinës, evakuohen vendbanimet dhe spitalet

12 Gusht 2024 | 10:25

Një zjarr masiv në verilindje të Athinës çoi në evakuimin e spitaleve dhe shumë vendbanimeve, njoftuan mediat lokale këtë të hënë në mëngjes.

Zjarri që shpërtheu pasditen e së dielës në zonën e Varnavas u zgjerua me shpejtësi, me erëra me fuqi 7-8 të shkallës Beaufort, duke krijuar një front zjarri prej mbi 30 kilometrash (18.6 milje).

Zjarri, i përhapur në tre fronte kryesore, ka çuar tashmë në evakuimin e shumë vendbanimeve në zonat e Nea Pantelit dhe Palaia Penteli, me urdhër evakuimi të lëshuar për dhjetëra vendbanime të tjera.

Gjithashtu janë evakuuar Spitali i Fëmijëve Penteli dhe Spitali Ushtarak 414, si dhe të paktën dy manastire.

Deri më tani anë angazhuar 560 zjarrfikës, 16 ekipeve të Drejtorisë së Pyjeve, të mbështetura nga mbi 170 automjete të llojeve të ndryshme dhe 29 mjete ajrore të zjarrfikësve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026