Digjet masivi pyjor në Prrenjas, marrin flakë edhe dy banesa të braktisura

12 Gusht 2024 | 10:12

Një masiv zjarri ka përfshirë ditën e sotme dy banesa të braktisura në fshatin Bardhaj të Njësisë Administrative  Rrajcë, në Prrenjas.

Në këto shtëpi nuk jetonte njeri prej vitesh.

Flakët e rëna në fshatin Bardhaj, jo shumë larg Parkut Kombëtar të Shebenikut dogjën një masiv pyjor, një parcelë me shkurre dhe dy shtëpi të vjetra.

Pavarësisht ndërhyrjes së punonjësve të shërbimit zjarrfikës të Prrenjasit, terreni i vështirë u bë pengesë për futjen e automjeteve për të izoluar flakët.

Fillimisht zjarri ishte shfaqur në vendin e quajtur “Lagja e Vaskut” 25 km larg qendrës së qytetit të Prrenjasit në skajin verior të fshatit Bardhaj ku nuk mund të futet asnjë lloj automjeti.

Më pas flakët kanë përfshirë një kodër me barë të thatë, dëllinja dhe pemë frutore si edhe një masiv pyjor.

Si rezultat i terrenit me bimësi të ulët dhe barë të thatë për shkak të erës flakët janë përhapur me shpejtesi dhe kanë djegur dy shtëpi të vjetra të pabanueshme dhe janë rrezikuar disa të tjera.

Mungesa e Hidranteve në të gjitha rrugët që shkojnë drejt masiveve pyjore të Rrethit të Librazhdit ku mund të furnizohen me ujë makinat zjarrfikëse po frenon ritmet e punës së shërbimeve të mbrojtjes nga zjarri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026