Vendosën zjarr në dy fshatra, arrestohet një shtetas, procedohet penalisht tjetri

12 Gusht 2024 | 13:12

Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar  dhe ka proceduar penalisht një shtetas tjetër në Berat, të cilët dyshohen se kanë vendosur zjarr në fshatrat Arrëz dhe Bogovë.

Shtetasi A. J., 45 vjeç, banues në fshatin Arrëz, u arrestua pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 110 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë.

Ndërkohë shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Skrapar, është proceduar në gjendje të lirë pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në vendin e quajtur “Rrasa e Dobrushës”, Bogovë, për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke, pronë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026