SHBA i kërkon Turqisë ta bindë Iranin të ulë tensionet në Lindjen e Mesme
Shtetet e Bashkuara po i kërkojë Turqisë dhe aleatëve të tjerë, të cilët kanë raporte me Iranin, që ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme, tha ambasadori amerikan në Turqi.
Ambasadori Jeff Flake i bëri këto komente teksa rajoni i Lindjes së Mesme po përgatitet për sulme të mundshme nga Irani dhe aleatët e tij, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni.
Haniyeh u vra më 31 korrik në Teheran të Iranit dhe për vrasjen e tij Irani dhe Hamasi fajësuan Izraelin, i cili po lufton me grupin radikal palestinez në Gazë që nga 7 tetori i vitit të kaluar.
Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e shefit politik të Hamasit.
“Ne u kërkojmë të gjithë aleatëve tanë që kanë raporte me Iranin që ta bindin që të ulë tensionet dhe këtu përfshihet edhe Turqia”, tha Flake gjatë një debati në Stamboll.
“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që situata të mos përshkallëzohet”, tha ai.
SHBA-ja dhe Turqia kanë pasur raporte të tendosura viteve të fundit, për shkak të aleancës së SHBA-së me kurdët sirianë që Turqia i cilëson terroristë, por edhe për shkak të blerjes së sistemeve ruse S-400 nga Ankaraja, që shtyri Uashingtonin të largonte Turqinë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35.
Megjithatë, Flake tha se raportet SHBA-Turqi tash janë “më të mira”.
Ai vuri në dukje “rolin produktiv” që Turqia ka luajtur në atë që është konsideruar si këmbimi më i madh i të burgosurve mes SHBA-së dhe Turqisë që nga Lufta e Ftohtët, që u realizua përmes Ankarasë në fillim të gushtit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës