Vijon zjarri në Malin e Tomorrit, mendohet të ketë qenë i qëllimshëm
Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në Parkun Kombëtar në Malin e Tomorrit në Skrapar. Zjarri, që mendohet të ketë qënë i qëllimshëm, ka vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vazhdon ende.
Zjarri, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta,është përhapur me shpejtësi nga pylli me pisha në Parkun Kombëtar drejt zonës lindore të Çukës,shumë pranë vendit ku zhvillohet peligrinazhi i përvitshëm i bektashinjve.
Drejt zonës së zjarrit vijojnë të punojnë prej ditës së djeshme forcat zjarrëfikëse të Skraparit, punonjësit e Agjensisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura dhe zjarrëfikës nga Berati dhe Poliçani.
Terreni tejet i vështirë dhe i pamundur për futjen e mjeteve zjarrëfikëse në zonën e zjarrit ka bërë që të vijohet të punohet për fikjen e flakëve me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine.Për fikjen e zjarrit është kërkuar ndihma e 30 forcave të ushtrisë, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve të Skraparit janë bashkuar edhe banorë, të zonës.
Zjarri ka përshkruar në sipërfaqe rreth 15 ha,ndërkohë që raportohet e djegur një sipërfaqe prej 8 hektarësh,pjesa më e madhe me dru të thatë e të rrëzuar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta