Ndihmë nga BE për zjarret, mbështetje Shqipërisë dhe Greqisë në luftën me flakët

13 Gusht 2024 | 17:44

Bashkimi Evropian do të ofrojë mbështetje emergjente për Shqipërinë dhe Greqinë, që prej disa javësh po luftojnë me zjarret.

Mbështetja për Greqinë do të konsistojë në dhënien e mjeteve tokësore dhe ajrore, që do të garantohen nga vende të tjera evropiane në kuadër të Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile.

“Për rajonin e Atikës në Greqi, Komisioni ka angazhuar dy mjete nga Italia, një helikopter nga Franca dhe një tjetër helikopter nga Serbia. Gjithashtu do të dërgohen forca në terren nga 5 vende evropiane; ato janë Çekia, Italia, Franca, Serbia dhe Rumania. Këto janë veçmas zjarrfikësve që janë dërguar në Greqi në fillim të sezonit”, tha Balazs Ujvari, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ndërsa Shqipëria do të marrë një avion multifunksional nga Rumania, i cili mund ta mbajë deri në 6 tonelata ujë.

Dy vendet aktivizuan Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile pasi u përpoqën të vendosnin nën kontroll zjarre të shumta, të cilat kanë përfshirë jugun e Shqipërisë dhe periferitë veriore të Athinës.

Ndihma vjen gjithashtu pasi BE ka njoftuar injektimin e 600 milionë eurove në mekanizmin mbrojtës, për të përforcuar kapacitetet zjarrfikëse nga ajri, përballë numrit në rritje të zjarreve që bien në kohë vere në Evropë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026