Dhunoi burrin e gjyqtares, arrestohet në Gjermani Fabio Ballabani
Fabio Ballabani i shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunën ndaj bashkëshortit të gjyqtares Saida Dollani është arrestuar në Gjermani.
Me vendim të Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “goditje ndaj pjesëtarëve të familjes të një personi, i cili kryen një detyrë shtetërore në sistemin e drejtësisë, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “grup i strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Fabio Ballabani njihet si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, i cili u shpall në kërkim nga SPAK për ngjarjen e ndodhur në muajin prill të vitit 2019, ku u kërcënua me jetë dhe u dhunua Kristaq Prifti, bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollani.
Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabani kërcënoi dhe rrahu Priftin.
Gjyqtarja Dollani ka qenë pjesë e trupës që ka shqyrtuar dosjen “Shullazi” dhe nuk pranoi të largohej edhe pasi i dhunuan e kërcënuan me armë bashkëshortin Kristaq Prifti.
Ndërkohë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta