Suedia raporton rastin e parë të infektimit me linë e majmunit

16 Gusht 2024 | 12:02

Zyrtarët shëndetësorë në Suedi thanë të enjten se e kanë identifikuar rastin e parë të një personi me variantin më infektues të lisë një majmunëve të njohur si mpox, i cili për herë të parë u pa në Kongo, një ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli emergjencë globale këtë virus të përhapur atje dhe në vende të tjera të Afrikës.

Agjencia për Shëndetin Publik e Suedisë tha në një komunikatë se pacienti kishte kërkuar kujdes mjekësor së voni në Stokholm.

“Në këtë rast, një person është infektuar gjatë qëndrimit në pjesën e Afrikës ku ka ndodhur një shpërthim i madh i [mpox-it më ngjitës]”, tha agjencia.

Magnus Gisslen, epidemiolog nga kjo agjenci, tha se pacienti është mjekuar dhe atij i janë shpjeguar “rregullat e sjelljes”.

“Fakti që pacienti me impox po mjekohet në vend nuk ndikon në rrezikun e përgjithshëm të popullsisë”, thanë zyrtarët suedezë, duke shtuar se ekspertët vlerësojnë se rreziku është “shumë i ulët”.

Ata thanë, megjithatë, se mund të vazhdojnë rastet e kohë pas kohëshme nga jashtë.

Shkencëtarët janë të shqetësuar nga përhapja e këtij varianti të ri të kësaj sëmundjeje në Kongo, i cili vrau rreth 10 për qind të banorëve në një qytezë dhe thanë se ai ka mundësi të përhapet me lehtësi mes njerëzve.

OBSH-ja tha se mpoxi u identifikua së voni për herë të parë në katër vende të Afrikës lindore: Burundi, Keni, Ruandë dhe Ugandë. Tedros ka thënë druhet se kjo sëmundje mund të përhapet edhe më gjerë brenda dhe jashtë Afrikës.

OBSH-ja ka thënë se janë shënuar 14.000 raste dhe 524 vdekje këtë vit në Afrikë, duke tejkaluar shifrat e vitit të kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026