Meksika vendi më i rrezikshëm në botë për gazetarët
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka publikuar raportin vjetor mbi vrasjen dhe dhunën në gazetari. Në 2019-n, sipas këtij institucioni, janë vrarë 49 persona në mbarë botën, duke përfshirë edhe tre gra.
Raporti ka për bazë analizimin e dy faktorëve “gjendja e sigurisë së shtypit dhe informacione të detajuara mbi rrethanat e 49 punonjësve të medias që kanë humbur jetën”.
Të dhënat e mbledhura tregojnë se shifrat e vitit që lamë pas janë më të ulëtat që nga viti 2000, kur regjistroheshin 37 vdekje.
Amerika Latine është rajoni me numrin më të lartë të vrasjeve, me 18 raste të konfirmuara. Më pas vjen Azia dhe Paqësori me 12, Afrika me 9, Lindja e Mesme me 8 dhe Europa 2.
Meksika kryeson listën si vendi më i rrezikshëm për punonjësit e medias, jo vetëm në Amerikën Latine dhe në Karaibe, por në gjithë botën, me 10 raportime për vrasje.
Përsa i përket Europës, raporti flet në mënyrë të detajuar për vrasjen e dy gazetarëve: Lyra McKee, e cila u qëllua teksa po mbulonte një protestë në Derri, një qytet në Irlandën e Veriut . Viktima tjetër është Vadym Komarov, i cili vdiq disa javë pasi u sulmua nga disa individë, në Ukrainën qendrore.
Sipas deklaratës për shtyp “Dy vëzhgime kyçe dalin nga statistikat. Së pari, kërcënimet, sulmet, burgimi dhe vrasja nuk ndodhin më vetëm në vende që janë në luftë. Së dyti, viktimat janë kryesisht gazetarë lokalë. Në shumicën e rasteve, janë artikuj dhe raporte për abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe krimin që i ka nxitur këto sulme të motivuara”.
Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian