Dyshohet se u vetëmbyt në një kanal uji, polumbarët gjejnë trupin e 21 vjeçarit
Polumbarët e Reneas pas kërkimeve në një kanal me ujë në fshatin Çukas, kanë gjetur trupin e një 21 vjeçari, që dyshohet se është vetëmbytur mbrëmjen e djeshme.
Pas kallëzimit të bërë mbrëmë nga shtetasi A. C., 37 vjeç, se prej disa orësh kishin humbur kontaktet me djalin e xhaxhait, shtetasin M. C., 21 vjeç, , i cili vuante nga epilepsia, menjëherë kanë vijuar kërkimet për gjetjen e tij.
Shtetasi M.C., banues në fshatin Barbullinjë të rrethit të Lushnjës, vuante nga epilepsia.
Paraditen e sotme, me ndihmën e polumbarëve të Repartit Special Renea, eshtë bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të tij, i cili dyshohet të jetë vetëmbytur në një kanal vaditës, në fshatin Çukas i Ri, Lushnjë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtij rasti.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta