Zjarri në Parkun e Prespës, pushtohet nga tymi fshati Goricë e Vogël

16 Gusht 2024 | 20:20

Fshati Goricë e Vogël në Pustec është pushtuar nga tymi pasditen e së premtes.

Shkak i tymit masiv që ka mbuluar banesat janë bërë vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës.

Situata ka dalë përsëri jashtë kontrollit në këtë zonë dhe Malin e Thatë.

Vatrat e zjarrit në Malin e Thatë janë riaktivizuar këtë të premte, duke përfshirë kryesisht kullota e gjithashtu bimësi të ulët.

Për dy ditë më radhë avioni rumun ka ndërhyrë nga ajri në sipërfaqe të tjera, duke i shuar plotësisht flakët.

Megjithatë ditën e sotme janë më shumë se 5 vatra aktive zjarrit mbi fshatin Peshkëpi, në qytetin e Pogradecit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026