Vetting politikanëve? Manja dhe Kaso përballë të rinjve në “Rinvote”
Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Rinvote” në Euronews Albania kandidatët për deputetë Ulsi Manja nga Partia Socialiste dhe Ivi Kaso nga Partia Demokratike u përballen me pyetjet e të rinjve mbi problemet që ka Shqipëria, në fushën e drejtësisë.
Konkretisht, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja tha se reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella që është ndërmarrë në vend në tre dekada demokraci.
Ai u ndal konkretisht edhe tek operacioni Forca e Ligjit, ku të rinjtë kërkuan shpjegime konkrete mbi rezultatet e arritura.
Brenda një kohë të shkurtër, Manja u shpreh se janë dhënë 105 vendime gjykate, përmes të cilave janë sekuestruar 614 pasuri të paligjshme për 78 grupe kriminale.
Po ashtu, nuk munguan pyetjet drejtuar sekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso.
Ai u pyet se çfarë instrumentesh do të aplikojë PD-ja kur të vijë në pushtet me ata gjyqtarë dhe prokurorë, që ndonëse janë larguar nga vetting vijojnë ende të punojnë në universitete apo institucione të tjera.
Z. Kaso theksoi se kjo është një çështje që i takon drejtësinë së re, e cila sipas tij ka për detyrë të gjejë shkeljet dhe t’i dënojë sipas ligjit, ose në të kundërt, duhet që këtyre personave t’u krijohen mekanizma për të përballuar përditshmërinë.
Një pyetje tjetër, e cila nuk mungoi nga të rinjtë në emisionin “Rinvote” ishte edhe vettingu për politikanët.
Kandidati PS-së për deputet, Ulsi Manja theksoi se SPAK-u i ka duart e lira ta bëjë këtë gjë, ndërsa Ivi Kaso theksoi se nëse PD-ja vjen në pushtet do ta rishikojë këtë gjë.
Lexoni gjithashtu:
Aktivistët i drejtojnë dy pyetje të vështira Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos
Të rinjtë pyetje direkte për Manjën dhe Kason mbi vettingun dhe OFL-në
Ulsi Manja: PD ka votuar vetëm një nga ligjet e reformës në drejtësi, nga 2019 s’ka kontribut
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet