Arrestohet në Dubai Elson Reçi, i kërkuar në Shqipëri për vrasjen e Preng Gjinit

19 Gusht 2024 | 20:51

Është arrestuar në Dubai, Elson Reçi, nipi i Kastriot Reçit, i shpallur në kërkim nga SPAK.

Lajmin e ka konfirmuar për Euronews Albania gazetarja Sara Demushi.

Reçi është arrestuar me qëllim ekstradim drejt vendit tonë sipas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga policia shqiptare.

Ai dyshohet se ka organizuar vrasjen e Preng Gjinit si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.

Njoftimi:

Bashkëpunimi i shkëlqyer me autoritetet e Emirateve të Bashkuara, çoi në arrestimin me qëllim ekstradimi të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkëpunimi shumë i mirë mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe ka mundësuar arrestimin e një shtetasi tjetër të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Falë punës profesionale të Interpol Tirana dhe bashkëpunimit me Interpol Abu Dhabi u bë i mundur arrestimi i shtetasit E. R. me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

E. R. ishte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 15.05.2024, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit “arrest në burg”, për veprat penale “vrasje për gjakmarrje” e mbetur në tentativë, “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe “kultivimi i bimëve narkotike”, vepra këto të kryera në formë të veçantë të bashkëpunimi, atë të grupit të strukturuar kriminal, “grup i strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.

Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rezulton se E. R. ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e Preng Gjinit.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur për vënien para drejtësisë të të gjithë personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026