VIDEO| Plagosja te Komuna e Parisit, efektivi i afrohet e qëllon dhe i bën foto

20 Gusht 2024 | 11:10

Euronews Albania ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet momenti kur efektivi Erion Goxhara plagos me disa plumba shtetasin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi pasditen e të hënës pranë rrethrrotullimit të Komunës së Parisit. Siç duket dhe në video Goxhara i afrohet në mënyrë të befasishme Lorenc Kostës duke e qëlluar disa herë në pjesën e poshtme të trupit me një pistoletë.

Më pas ai largohet menjëherë ndërsa deshmitarët okularë thanë se autori i bëri foto me celular të plagosurit të shtrirë në trotuar.

Lorenc Kosta u ndihmua nga disa shtetas te huaj që u gjendën rastësisht në zonë duke i ndaluar gjakderdhjen deri ne mbërritjen e autoambulancës.

Efektivi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shperthyese dhe o municionit”.

Policia njofton se forcat RENEA vijojnë kërkimet për kapjen Goxharës ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një shpërblim prej 10 mijë euro për këdo që jep informacion për vendndodhjen e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026