Irani: Hakmarrja ndaj Izraelit për vrasjen e Haniyeh mund të marrë kohë

21 Gusht 2024 | 13:55

Irani tha se do të marrë kohë në përgjigjen e tij për vrasjen në Teheran më 31 korrik të Isamail Haniyeh, shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Irani është zotuar se do të sulmojë Izraelin – të cilin e ka fajësuar për vrasjen e Haniyehut – një paralajmërim që sipas ekspertëve rrezikon ta fusë të gjithë rajonin në luftë.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as mohuar se ka vrarë shefin politik të Hamasit. Por, është zotuar se do të vrarë liderët e Hamasit për shkak të sulmit që ky grup radikal palestinez kreu ndaj territorit izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë. Që atëherë, disa pengje janë liruar.

Lider suprem i Iranit, Ajatollah Ali KHamenei tha pas vrasjes se Irani “e ka për obligim” që të hakmerret për “mysafirin” e tij, shkruan REL.

“Koha është në favorin tonë dhe periudha e pritjes për këtë përgjigje mund të jetë e gjatë”, tha Ali Mohammad Naini, zëdhënës i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, duke shtuar se çdo përgjigje “mund të mos jetë përsëritje e operacioneve të kaluara”.

Haniyeh, 62 vjeç, u vra në Teheran ku më 30 korrik kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian.

Teherani është përballur me thirrje nga shtetet perëndimore që të përmbahet. Por, Republika Islamike ka thënë se ka të drejtë që të përgjigjet për vrasjen e Haniyehut në territorin iranian.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026