Blinken dhe ministri i jashtëm Turk diskutojnë për bisedimet e armëpushimit në Gaza

21 Gusht 2024 | 14:01

Sekretari amerikan Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan  diskutuan të mërkurën statusin e fundit të negociatave të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Në një telefonatë të kërkuar nga pala amerikane, Blinken dhe Fidandiskutuan gjithashtu zhvillimet në rajon, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme turke.

SHBA, Egjipti dhe Katari njoftuan javën e kaluar pas bisedimeve të armëpushimit në Doha se i kishin paraqitur Izraelit dhe Hamasit atë që ata e quajtën një “propozim urë” për të ngushtuar më tej “boshllëqet e mbetura në mënyrën që lejon një zbatim të shpejtë të marrëveshjes.

Hamasi e kritikoi propozimin, duke pretenduar se ai përputhet me kushtet e Netanyahut, duke përfshirë refuzimin e tij për një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e plotë nga Gaza dhe këmbënguljen e tij për të vazhduar pushtimin e kryqëzimit Netzarim (që ndan veriun dhe jugun e Rripit të Gazës). kalimin kufitar Rafah dhe Korridorin Filadelfi.

Biden tha në maj se Izraeli prezantoi një marrëveshje trefazore që do t’i jepte fund armiqësive në Gaza dhe do të siguronte lirimin e pengjeve të mbajtura në enklavën bregdetare. Plani përfshin një armëpushim, një shkëmbim pengjesh të burgosurish, tërheqjen e ushtrisë izraelite nga Gaza, një rritje të ndihmave dhe një fund të përhershëm të armiqësive.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Rripin e Gazës pas një sulmi nga Hamasi më 7 tetor 2023.

Konflikti ka rezultuar në mbi 40,170 vdekje palestineze, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe më shumë se 92,740 persona janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Bllokada e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke e lënë pjesën më të madhe të rajonit në gërmadha.

Izraeli përballet me akuzat për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor të Rafahut, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026