Blinken: Irani mund të godasë Izraelin në orët në vijim, kur mund të ndodhë sulmi
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar se Irani dhe Hezbollahu mund të sulmojnë Izraelin në orët në vijim.
Raporti i Axios u publikua të hënën, teksa frika për një luftë rajonale në Lindjen e Mesme është rritur ndjeshëm.
Duke cituar tre burime të paidentifikuara, Axios raporton se Blinken u tha homologëve të G7 në një tele-konferencë, të hënën, se Irani dhe Hezbollahu mund të nisin një sulm kundër Izraelit brenda 48 orëve.
“Burimet thanë se Blinken theksoi se SHBA beson se Irani dhe Hezbollahu do të hakmerren,” shkroi Axios, duke shtuar se Uashingtoni “nuk e di kohën e saktë të sulmeve” ose çfarë forme do të ketë sulmi.
Blinken i tha homologut të tij të G7 se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të ndalojnë përshkallëzimin duke bindur Iranin dhe Hezbollahun që të kufizojnë sulmet e tyre dhe të frenojnë çdo përgjigje izraelite. Ai u kërkoi ministrave të tjerë të jashtëm që t’i bashkohen kësaj shtytjeje duke ushtruar presion diplomatik mbi treshen.
G7, i cili përfshin gjithashtu Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, lëshoi një deklaratë të hënën duke shprehur “shqetësim të thellë për nivelin e rritur të tensionit në Lindjen e Mesme” dhe bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.
Menjëherë pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh më 31 korrik, SHBA dërgoi forca ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme në pritje të sulmeve hakmarrëse nga Irani dhe Hezbollah.
LEXONI GJITHASHTU:
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në