Izraeli i rrethuar nga armiqtë, Netanyahu: Nuk jemi të pashpresë! Kush sulmon…

5 Gusht 2024 | 15:58

Izraeli është tashmë në një luftë shumëfrontëshe me Iranin dhe aleatët e tij, ka deklaruar kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ai i bëri komentet teksa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po bëhen gati të mbrojnë shtetin hebre nga një kundërsulm i pritshëm pas vrasjes së liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

“Irani dhe përfaqësuesit e tij duan të na rrethojnë në 7 fronte. Agresioni i tyre është i dukshëm, por Izraeli nuk është i pashpresë. Ne jemi të vendosur t’u bëjmë qëndresë në çdo front, në çdo zonë, afër dhe larg. Kushdo që vret qytetarët tanë, kushdo që i bën keq vendit tonë do të mbahet përgjegjës dhe do të paguajë një çmim të lartë”, deklaroi Netanyahu.

Teksa frika për një luftë rajonale rritet, qeveria franceze u bëri thirrje shtetasve të saj që të largohen nga Libani sa më parë. Shumë prej tyre janë parë teksa kanë mbërritur në aeroportin e Parisit.

“Është një atmosferë shumë toksike, shumë e rrezikshme. Mediat flasin për gjithçka, se do të ketë luftë dhe sulme në Liban”, tha njw qytetar i larguar nga Libani.

“Jam shumë e shqetësuar. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, se si do të shkojnë gjërat, por po lutemi që të shkojnë mirë”, tah njw tjetwr qytetare.

Edhe vende të tjera kanë bërë të njëjtën gjë, duke thirrur qytetarët e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026