“Po gërmoni varrin tuaj”- Shefi i Gardës Revolucionare iraniane kërcënon Izraelin
“Izraeli po “hap varrin e vet” me veprimet e tij në luftën kundër Hamasit”- kështu deklaroi kreu i Gardës Revolucionare paraushtarake të Iranit.
Duke folur për gazetarët këtë të hënë, Hossein Salami paralajmëroi se Izraeli do të “merrte përgjigjen e gabimit të tij”, duke iu referuar vrasjes së liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar.
“Ata do të shohin rezultatin e gabimit të tyre. Ata do të shohin se kur, si dhe ku do të marrin përgjigjen e tyre.”
Zalami foli gjithashtu dhe mbi aludimet se Izraeli ka vënë në shënjestër shkencëtarët bërthamorë të Iranit mes shqetësimeve për programin atomik të Teheranit.
“Ata mendojnë se mund të vrasin shkencëtarët bërthamorë të një vendi tjetër dhe të pengojnë rrugën e atij vendi drejt teknologjisë bërthamore paqësore,” theksoi Zalami.
“Ata mendojnë se duke vrarë udhëheqësin e një grupi rezistence… në një vend tjetër do t’u japë atyre më shumë kohë për të jetuar.
Ata thjesht po gërmojnë varrin e tyre”.
Kujtojmë se Garda Revolucionare e Iranit u formua në vitin 1979 pas revolucionit iranian për të mbrojtur regjimin islamik.
Ajo ka evoluar gjatë dekadave në një forcë politike dhe ekonomike, si dhe në një forcë ushtarake. Madhësia e saj rivalizon atë të forcave të armatosura të rregullta të Iranit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë