Italia bëhet gati të tërheqë turistët, Draghi, apel institucioneve
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka deklaruar se vendi duhet të bëhet gati për sezonin veror dhe njoftoi se do të presë turistët e huaj me pasaportën e vaksinimit.
Edhe ministri i Turizmit, Massimo Garavaglia ka deklaruar se sezoni duhet të nisë më 2 qershor. Ai është shprehur se kjo gjë mund të ndodhë edhe më parë, por rëndësi ka që shtet italian të përgatitet dhe të mos e konsiderojë turizmin një çështje të braktisur.
“Ne nuk kemi ende turistë të huaj dhe kjo prek veçanërisht qytetet e artit. Duhet të bëjmë sikurse kanë bërë vende të tjera, të njoftojmë se jemi gati të presim të gjithë turistët me pasaportë vaksinimi. Turistët amerikanë do ta kenë, por edhe ata që vijnë nga vendet e tjera të BE-së. Duhet të veprojmë shpejt. Është në interesin tonë të kemi pasaportë vaksinimi”, tha Mario Draghi, kryeministër i Italisë.
Ndërkohë, Komisioni Evropian për Udhëtimin, përmes një reagimi në Twitter bëri me dije se vendet anëtare të BE-së po finalizojnë planet e rikuperimit dhe nënvizoi se në këtë aspekt turizmi evropian duhet të jetë një prioritet strategjik.
“Ne duhet të bashkëveprojmë për të shpëtuar turizmin evropian sot dhe t’i hapim rrugën një të ardhmeje të qëndrueshme të tij nesër”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, nuk dihet se si kontinenti i vjetër do të veprojë për të pritur turistë nga Britania e Madhe, pas daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq