Obama mbështet Harris: Jemi gati për një presidente femër në SHBA

21 Gusht 2024 | 12:45

Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha para 50 mijë të pranishmëve në konventën demokrate në Çikago që të mos ndihen të vetëkënaqur për politikën dhe të votojnë për Kamala Harris.

Obama e përdori fjalimin e tij edhe për të paralajmëruar për rrezikun që vjen nga rizgjedhja e ish-presidentit Donald Trump.

“Nuk na duhen 4 vite të tjera turpërim dhe kaosi kumbues. E kemi parë më parë këtë film dhe të gjithë e dimë se vazhdimi do të jetë më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri, për një histori më të mirë. Ne jemi gati për një presidente si Kamala Harris”, tha Harris.

Obama, presidenti i parë me ngjyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara, vlerësoi gjithashtu presidentin aktual Joe Biden, për faktin se hoqi dorë nga ambiciet personale për hir të vendit dhe u tërhoq nga gara.

Nëse fiton në zgjedhjet e nëntorit, Harris do të jetë e para grua që do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026