Kremlini po përgatitet për “muaj luftimesh” në Kursk

21 Gusht 2024 | 20:33

Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë do të zgjasin me muaj, dhe është duke tentuar ta përgatitë popullin për këtë “normalitet të ri”, thanë burime të afërta me administratën e presidencës ruse dhe me qeverinë për uebsajtet Meduza dhe Verstka.

Rusia është duke e luftuar një inkursion tashmë dyjavor të Ukrainës në rajonin e saj kufitar, ku forcat e Kievit i kanë marrë nën kontroll 92 vendbanime dhe më shumë se 1.260 metra katrorë territor.

Këto dy portale thanë se inkursioni ukrainas e ka “tronditur” elitën ruse, por tani që tronditja fillestare ka kaluar, “ata janë mësuar me të”.

Në të njëjtën kohë, Kremlini është duke e përdorur makinerinë e vet propagandistike në përpjekje për t’i përgatitur rusët për jetën në kushte të “realitetit të ri” dhe “normalitetit të ri”, thanë burimet, të cilat folën në kushte anonime.

“Kremlini propozon t’i bindë rusët se një armik që futet brenda territorit rus do të përballet me ‘disfatë të pashmangshme’, por kthimi në kontroll i territoreve merr kohë dhe rusët duhet të presin”, tha njëri burim.

Elita ruse pret dorëheqje nga ata që ishin përgjegjës për lejimin e depërtimit të forcave ukrainase brenda territorit rus, një burim tha për Meduzan.

Udhëheqësit e Ukrainës kanë sqaruar vazhdimisht se vendimi i tyre për t’u futur në Kursk ka për qëllim krijimin e një zone të sigurisë brenda Rusisë, për t’i mbrojtur cilët ukrainase nga bombardimet ruse nga matanë kufirit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026