VIDEO| Kush është 23-vjeçari që vrau Faik Ajdinin, dalin pamjet e arrestimit të tij
‘Blutë’ kanë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të 23-vjeçarit Berti Kanushi, si autori i dyshuar i vrasjes së 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë të Gjirokastrës.
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur dhe dokumentuar vrasjen e të moshuarit, i cili ditën e hënë u gjet pa shenja jeta në një kanal në fshatit Zhapokikë.
Drejtori i policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa, bëri me dije përmes një konference për media dhe detajet nga ngjarja e rëndë. Ai tha se personat që shtyn 23-vjeçarin për kryerjen e krimit janë çifti Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini, gjithashtu të arrestuar.
Pas një konflikti për motive të dobëta që çifti Ajdini pati me 72-vjeçarin, ata kontaktuan Berti Kanushin dhe e ndihmuan që të kryente vrasjen e tij. Gjithashtu çifti ndihmoi autorin në fshehjen e provave me qëllim që ngjarja të mos zbardhej e trupi të mos gjendej.
Në pranga ka përfunduar dhe djali i çiftit Ajdini, Bledar Hajdini, i cili ka përkrahur autorin e ngjarjes.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta