116 vjeçe, japonezja që pushtoi majat e maleve është njeriu më i vjetër në botë

22 Gusht 2024 | 16:34

Tomiko Itoka 106 vjeçe, nga Japonia është personi më i vjetër në botë, njoftoi Libri i Rekordeve Guinness. Tomiko mori titullin nga Maria Branjas Morera nga Spanja, e cila u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 117-vjeçare.

Grupi hulumtues gerontologjik konfirmoi se gruaja japoneze ka lindur më 23 maj 1908 dhe kur i thanë se ishte bërë më e vjetra në botë, ajo tha shkurt: “Faleminderit”, transmeton Euroneës.

Nëna e katër fëmijëve aktualisht jeton në një shtëpi pleqsh në Ashija.

Ajo ka lindur në Osaka dhe ka luajtur volejboll në shkollë të mesme. Ajo u martua në moshën 20-vjeçare dhe lindi dy vajza dhe dy djem. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo punoi si punonjëse zyre në vend të burrit të saj në një fabrikë tekstili.

Ajo kishte një jetë shumë aktive, ndër të tjera ngjiti edhe majën Nijo në vargmalin Kongu në Japoni.

Në të shtatëdhjetat e saj, ajo u ngjit dy herë në malin 2067 metra të lartë Ontake, e veshur me atlete të zakonshme.

Ajo vazhdoi jetën e një aventurieri edhe pas ditëlindjes së saj të 80-të, kështu që mori pjesë në një pelegrinazh në manastiret pranë Osakës, duke vizituar 33 tempuj në këmbë. Në moshën njëqind vjeçare, ajo u ngjit shkallëve të gurta të tempullit në Ashia pa ndihmën e një shkopi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026