Personi më i vjetër në botë, ndahet nga jeta në moshën 117-vjeçare
Personi më i vjetër në botë, Maria Branyas Morera, e lindur në SHBA, ka vdekur në moshën 117-vjeçare, njoftoi familja e saj në rrjetet sociale.
Guinness World Records (GWR) gjithashtu lëshoi një deklaratë që konfirmoi vdekjen e saj në moshën 117 vjeç 168 ditë, duke e bërë atë personin e tetë më të vjetër me një moshë të verifikueshme në histori.
“Maria ndërroi jetë paqësisht në shtëpinë e të moshuarve në Katalonjë, Spanjë, ku ajo banoi për dy dekadat e fundit”, thuhet në deklaratën e GWR, e cila shton se ajo vdiq të hënën.
Të martën, familja e Morerës publikoi një postim në llogarinë e saj X duke njoftuar vdekjen e saj.
“Ajo ka shkuar ashtu siç donte: në gjumë, në paqe dhe pa dhimbje”, thuhet në postim.
Familja e saj shtoi se Morera u tha pak para vdekjes së saj: “Nuk e di kur, por shumë shpejt ky rrugëtim i gjatë do të marrë fund. Vdekja do të më gjejë të lodhur ngaqë kam jetuar kaq shumë, por dua që ajo të më gjejë të buzëqeshur, të lirë dhe të kënaqur.”
Morera u emërua personi më i vjetër i gjallë në botë nga GWR në janar 2023 pas vdekjes së murgeshës franceze Motra André në moshën 118-vjeçare.
LEXONI GJITHASHTU:
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut