Aksident në ‘Pogradec-Qafë Thanë’, shkak dyshohet vaji i hedhur qëllimisht në rrugë
Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec – Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një automjet me targa greke ka rrëshkitur dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.
Shkak i aksidentit sipas drejtuesit të mjetit dyshohet të ketë qenë prania e vajit në rrugë, e cila ka çuar në rëshkitjen e makinës, e cila është rrotulluar disa herë në rrugë duke përfunduar në anë të saj.
Në automjet kanë qene duke udhëtuar 4 anëtare të një familje, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me disa dëmtime të lehta.
Policia pritet të niset drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.
Vetëm dy ditë më parë po në këtë aks rrugor pranë fshatit Udënisht u përplasen 3 mjete, ku mbetën të plagosur dy persona, dy prej të cilëve turistë angleze.
Shpesh herë drejtuesit e automjeteve thonë se hedhja e vajit në rrugën nacionale Pogradec – Qafë Thanë bëhet qëllimisht për shkaktimin e aksidenteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit
- 10:12 Kërkesa e Trumpit për largimin e trupave të Izraelit nga Libani, Siria dhe Gaza, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nuk tërhiqemi
- 10:03 Ndërpritet pagesa me karta krediti në të gjithë Japoninë
- 10:02 Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore
- 09:59 TikTok nën hetim në Britani, shkak dyshimet për sigurinë e fëmijëve në platformë
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)