Kapet 5 mln dollarë metamfetaminë, ishte futur brenda ngarkesës me shalqinj

23 Gusht 2024 | 13:08

Agjentët kufitarë të Shteteve të Bashkuara kanë kapur një kamion që transportonte metamfetaminë me vlerë më shumë se 5 milionë dollarë në kufirin SHBA-Meksikë.

Droga ishte fshehur brenda një ngarkese me shalqinj, ku ishte mbështjellë në formë sfere me një letër jeshile dhe të bardhë që i ngjante ngjyrës së frutave.

1220 pakot që ishin vendosur mes shalqinjve u sekuestruan nga oficerët.

Zyrtarët e Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare në SHBA thanë kamioni që transportonte drogën u ndalua në Otay Mesa.

Konfiskimi erdhi një javë pasi zyrtarët në të njëjtin vendkalim kufitar zbuluan pothuajse 300 kg metamfetaminë në një ngarkesë me selino.

Të dy ngarkesat kapin një vlerë totale prej 6 milionë dollarësh, sipas CBS Neës.

Meta në dërgesën e selino u zbulua nga një qen gjurmues.

Kartelet meksikane të drogës janë prodhuesit dhe furnizuesit kryesorë të metamfetaminës në Shtetet e Bashkuara.

Në shkurt, forcat meksikane të sigurisë kapën më shumë se 40 ton drogë në laboratorin më të madh që do të zbulohej vitet e fundit.

Zyrtarët meksikanë thanë se laboratori kishte më shumë se 200 centrifuga, kaldaja dhe dhoma kondensimi – pajisje kyçe të përdorura për prodhimin e drogës sintetike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026