Donald Trump flet në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi i gris fjalimin
“Armiqtë e Amerikës kanë marrë arratinë, pasuria e Amerikës po rritet dhe e ardhmja e Amerikës po shkëlqen. Vitet e rënies ekonomike kanë përfunduar”. Është kjo situata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e prezantuar me plot optimizëm nga Presidenti Donald Trump gjatë fjalimit të tij kombëtar në Dhomën e Përfaqësuesve.
Fjalimi i tij i tretë si president mbi situatën aktuale të Amerikës u bazua tek ekonomia dhe arritjet e administratës së tij. Fjalim ky, i cili herë pas here ndërpritej nga duartrokitjet.
“Në vetëm tre vite ne hodhëm poshtë mentalitetin e rënies amerikane dhe kemi refuzuar reduktimin e fatit të Amerikës. Ne e kemi refuzuar plotësisht një ulje të tillë. Ne po ecim përpara me një ritëm i cili vetëm pak kohë më parë ishte i paimagjinueshëm dhe ne nuk kthehemi kurrë më mbrapa”-tha z. Trump.
I ngjashëm me një fjalim elektoral kreu i Shtëpisë së Bardhë renditi arritjet e administratës së tij duke nënvizuar se janë krijuar vende të reja pune dhe pavarësisht kundërshtisë në sallë ai theksoi se nuk do të lejojë asnjëherë që socializmi të shkatërrojë kujdesin shëndetësor të Amerikës.
“Jam i emocionuar t’ju raportoj se ekonomia jonë është më e mira që ka qenë ndonjëherë, ushtria jonë është rindërtuar plotësisht duke qenë e pakrahasueshme kudo në botë, kufijtë tanë janë të sigurt, familjet tona po lulëzojnë , vlerat tona janë përtërirë, krenaria jonë është rikthyer dhe për të gjitha këto arsye, unë i them popullit të vendit tonë të madh dhe anëtarëve të Kongresit, shteti ynë është më i fortë se kurrë më parë “.
Por nuk mungoi mbështetja në sallë ndaj Presidentit në Trump ku republikanët u dëgjuan të thërrisnin edhe katër vite të tjera duke nënkuptuar për një tjetër mandat të Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Në sallë nuk mungoi edhe familja e presidentit zonja e parë Melania Trump, vajza Ivanka dhe bashkëshorti i saj Kushner.
Por ajo çka u vu re në këtë fjalim i cili zgjati plot 80 minuta, ishte fakti se presidenti Trump nuk u ndal aspak tek gjyqi që po zhvillohet në senat për shkarkimin e tij e ku gjatë kësaj të mërkure pritet të votohet nëse do të shkarkohet apo jo edhe pse mundësitë janë të pakta, pasi senati dominohet nga republikanët.
Një tjetër moment pikant i fjalimit të Trump ishte raporti i tij me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Nancy Pelosi një nga figurat kryesore që ka kërkuar shkarkimi e tij.
Në fillimi të fjalimit Presidenti i SHBA, z. Donald Trump refuzoi t’i shtrëngonte dorën Pelosit të cilës i dha edhe një kopje të fjalimit të tij. Por, reagimi i saj vjen në fund të fjalimit, ku Pelosi zgjodhi të griste kopjen që i kish dhënë Presidentit Trump. Ajo e quajti fjalimin e Presidentit Donald Trump si një “fjalim të pisët”.
[instagram_feed=B8LZHLkotLr]
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta