“Polici Goxhara s’kishte qëllim ta vriste”- Gazetari: Lorenc Kosta e ka jetën nga…

23 Gusht 2024 | 18:36

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me plagosjen me armë zjarri të Lorenc Kostës nga efektivi i Policisë Erjon Goxhara, pas zbulimit të tradhëtisë së gruas nga ana e këtij të fundit.

Gazetari i Euronews Albania tha se nga pamjet e para, sipas opinionit të tij, Goxhara nuk ka pasur si qëllim eliminimin fizik të Kostës, por vetëm plagosjen e tij.

Ai tha gjithashtu se mund të thuhet me siguri se jetën e Lorenc Kostës e kanë shpëtuar disa turistë të huaj që ndodheshin aty pranë, të cilët me anë të gjetheve të pemëve kanë parandaluar gjakderdhjen e tij, që mund të rezultonte fatale.

“Pasi e ka qëlluar e ka filmuar dhe këtë video ja ka nisur kunatit të tij, i cili ka qenë punonjës policie, duke i treguar atë çfarë ai kishte bërë në ato minuta, megjithëse kunati i tij e kishte vënë re 30 minuta më vonë atë video dhe nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur. Në këtë video që është transkriputar, duket që ka një lloj mllefi te efektivi i policisë për plagosjen, po themi plagosje, megjithëse është ngritur akuza e ‘tentativës së vrasjes’.

Nga ajo çfarë duket nga pamjet në disa kënde, prezumohet një efektiv në një forcë të posaçme që është një përdorues i mirë i armës së zjarrit, di çfarë drejtimi duhet marrë për të neutralizuar dhe eleminuar fizikisht. Nisur nga këto rrethana, sipas mendimit tim, autori nuk ka patur qëllim që ta eleminojë personin që ka qenë në konflikt, pasi arma është drejtuar në pjesën e poshtme të trupit. Pasi ka kryer këtë veprim, duke e qëlluar 6 herë, 5 prej plumbave kanë kapur të plagosurin, ai e ka xhiruar këtë video duke i shfaqur edhe mllefin me tekstin ku thoshte ‘ti nuk mund të prishësh një familje, nuk mund të hash djersën time, etj’.

Ai e ka jetën nga disa shtetas të huaj që gjendeshin në atë zonë dhe me mjete rrethanore, kryesisht me gjethet e pemëve të zonës kanë parandaluar një gjakderdhje fatale për 45 vjeçarin Lorenc Kosta. Goxhara nuk pretendon që e ka ndjekur Lorenc Kostën, megjithëse grupi hetimor dyshon se ka qenë në vendngjarje pasi e ka ndjekur Kostën”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026