Norris përmbysi Verstappen dhe fitoi në Zandvoort
Nuk ishte starti më i mirë por në përfundim të 72 xhirove në Zandvoort, McLaren dhe Lando Norris që u nis në “pole position” fituan “Dutç Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio.
Shpresat e Norris morën një goditje në start kur Verstappen bëri një nisje më të mirë duke marrë kryesimin në kthesën e 1’rë.
Megjithatë britaniku nuk u dorëzua dhe me kalimin e xhirove gjeti shpejtësinë e nevojshme ndërkohë që holandezi u përball me problem në makinë dhe goma.
Gjithçka u kthye në vendin e vet në xhiron e 18’të kur Norris rimori kryesimin dhe më pas rriti diferencën në hyrjen e vetme në bokse për një ndërrim gomash.
Strategji e njëjtë me Red Bull por në fund Mclaren pati një avantazh prej 20 sekondash ndaj Verstappen në fitoren e 2’të pas Miami’t për Norris.
Charles Leclerc zhvilloi një garë impresionuese duke ngjitur nga vendi I 6’të në të 3’in të cilin e ruajti pas një dueli të gjatë me Oscar Piastri’n që u detyrua të kënaqet me vendin e 4’t për McLaren pas humbjes së pozicionit në nisje.
Ferrari plotësoi fundjavën me vendin e 5’të nga Carlos Sainz përpara Sergio Perez të Red Bull.
Mercedes me George Russell dhe Lewis Hamilton la pas Pierre Gasly me Alpine dhe Fernando Alonso me Aston Martin.
Kjo ishte renditja e “Dutch Grand Prix” që u transmetua në Euronews Albania dhe IN Radio:

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta