Macron për arrestimin e CEO-s së Telegram: Qeveria franceze nuk ishte e përfshirë

26 Gusht 2024 | 17:06

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar përmes një postimi në faqen e tij në X lidhur me arrestimin e kreut të Telegram, Pavel Durov.

MAcron i cilëson informacionet e përhapura për arretimin e tij në tokën franceze si informacione të rreme, të cilat nuk lidhen me parimet dhe shtetndërtimin e Francës.

Sipas tij, arrestimi i tij u bë në kuadër të një hetimi gjyqësor, duke hedhur poshtë poretendimet se mund të jetë një vendim politik.

Pavel Durov, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i aplikacionit popullor të mesazheve Telegram, u arrestua në Francë të shtunën pasi ky program thuhet seështë kthyer në një parajsë për lloje të ndryshme aktivitetesh kriminale, duke përfshirë trafikun e drogës, pornografinë e fëmijëve, pastrimin e parave dhe mashtrimin.

Deklarata e plotë:

“Kam parë informacione të rreme në lidhje me Francën pas arrestimit të Pavel Durov. Franca është thellësisht e përkushtuar ndaj lirisë së shprehjes dhe komunikimit, ndaj inovacionit dhe frymës së sipërmarrjes. Kështu do të mbetet.

Në një shtet të së drejtës, liritë ruhen brenda një kuadri ligjor, si në mediat sociale ashtu edhe në jetën reale, për të mbrojtur qytetarët dhe për të respektuar të drejtat e tyre themelore. I takon gjyqësorit, në pavarësi të plotë, të zbatojë ligjin.

Arrestimi i presidentit të Telegram në tokën franceze u bë në kuadër të një hetimi gjyqësor në vazhdim. Nuk është në asnjë mënyrë një vendim politik. Është në dorën e gjyqtarëve që të vendosin për këtë çështje.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026