Serbi| Mbishkrimet “vritini shqiptarët”, Kamberi letër ambasadorëve: Po nxitet dhuna
Shqiptarët që jetojnë në Serbi kërkojnë ndihmën e shteteve perëndimore për të frenuar gjuhën e urrejtjes ndaj tyre.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar për grafitet antishqiptare që janë shfaqur së fundmi në Bujanoc.
Përmes një letre të gjatë dërguar në Ambasadën e SHBA-së, Misionin e OSBE-së dhe Ambasadën Britanike në Serbi, Kamberi shkruan se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
“Rritja e ndjenjës antishqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën”, tha Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Serbi.
Deputeti shqiptar kërkon që diplomatët të frenojnë këto fenomene të rrezikshme.
“Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme: Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë; Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës”, tha më tej Kamberi.
Disa mbishkrime “Vritini shqiptarët” janë parë në pankarta në publik apo të shkruara në oborret e disa institucioneve shtetërore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta