WSJ: Macron i kërkoi Durovit të zhvendoste selinë e Telegram në Paris
Në vitin 2017, shërbimet franceze të inteligjencës hakuan iPhone-in e themeluesit të rrjetit social Telegram, Pavel Durov, raporton Wall Street Journal (WSJ) duke cituar një burim anonim të informuar.
Siç u tha, emri i koduar i këtij operacioni ishte “Purple Music”, dhe francezët u ndihmuan në kryerjen e kësaj detyre nga oficerë të inteligjencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Wall Street Journal shtoi se zyrtarët francezë të inteligjencës besonin se terroristët e Shtetit Islamik po përdornin Telegramin për të rekrutuar militantë dhe për të planifikuar sulme.
Sipas një burimi pranë themeluesit të këtij aplikacioni, administrata e Telegram ka vite që injoron fletëthirrjet dhe urdhrat e lëshuara nga organet ligjzbatuese, raporton Kommersant. Bashkëbiseduesi i WSJ nuk specifikoi se cilat vende i dërguan fletëthirrjet.
Burimet thonë gjithashtu se në vitin 2018, presidenti francez Emmanuel Macron e ftoi Pavel Durov në darkë dhe i sugjeroi që të zhvendoste selinë e Telegram në Paris.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione